75 Mall Live Search
19:10 / E Mërkurë, 02 Janar 2019 / indeksADMonline

Bahria, nëna e 16 fëmijëve në Prishtinë, flet për abortet, sëmundjet dhe ëndrrën që ta kenë një shtëpi

42 vjeçarja, Bahrie Gashi- Mustafa është nënë e 16 fëmijëve.Si nënë e re, ajo kishte tre aborte, derisa fëmijët e tjerë që i ka në jetën e saj thotë se janë bekim dhe dhuratë nga Zoti.

Bahria

Në një intervistë për Indeksonline ajo tregon se asnjehërë nuk i kanë sjellë probleme, përkundrazi i përshkruan si fëmijë të sjellshëm, të urtë e të dëgjueshëm.

Bahrija thotë se e kanë të pamundur të sigurojnë shtëpi apo banesë tjetër, pasi që bashkëshorti i saj punon në një kompani pastrimi, dhe se rroga e tij nuk u mjafton as për shpenzimet elementare.

Për më shumë ndiqni intervisten e plotë të realizuar me familjen Mustafa. /Indeksonline/