Vëllezërit nga Lipjani rrahin dy kamarierë, arrestohen
Poicia e Kosovës ka arrestuar dy persona në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Lipjan, të cilët dyshohen se kanë rrahur dy kamarierë.
“Janë arrestuar dy të dyshuar vëllezër meshkuj K/Shqiptarë, të cilët në një kafiteri të qytetit kishin sulmuar fizikisht dy kamerierë viktimat meshkuj K/Shqiptarë. Njëri nga viktimat si pasojë e sulmit me mjet të fortë kishte pësuar lëndime. Dy viktimat dhe një i dyshuar kanë marrë tretman mjekësor”, thuhet në raport, transmeton Indeksonline.
Sipas policisë, pas intervistimit me vendim të prokurorit, dy dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Indeksonline/