Afro 10 orë pritje në Merdare, shikojeni realitetin që nuk do ta donte askush ta përjetonte
Indeksonline vazhdon të jetë në Merdare nga ku po mëson realitetin e hidhur të mërgimtarëve nga Kosova.
Në prononcimet live të dhëna për gazetarin tonë, mërgimtarët tregojnë se pritjet janë nga 6 e deri në 10 orë.

Njëri nga ta ka treguar se është nga ora 14:00 duke pritur dhe se sipas tij i duhet edhe një orë e gjysmë për të pritur që të kalojë kufirin.

Temperaturat janë tejet të ulëta gjë e cila i shtyen vozitësit të mbajnë tërë kohën të ndezura veturat e tyre./Indeksonline/