‘Betejë taktikash’ mes dy gjenive, si doli fitues Pep ndaj Klopp
Manchester City – Liverpool është faturuar si ndeshja më e madhe e sezonit në Premier Ligë dhe nuk ka zhgënjyer.
Dy ekipet më të mira në Angli, të udhëhequr nga dy mendje të ndritura si Pep Guardiola dhe Jurgen Klopp, prodhuan një ndeshje mahnitëse që kulmoi me një fitore 2-1 për vendasit.

Rezultati lë garën e titullit të Premierligës të jetë edhe më interesante. Liverpool janë tani vetëm katër pikë përpara Man City dhe gjashtë përpara Tottenham Hotspur.
Loja u bë më pak në lidhje me taktika dhe më shumë rreth ekipit që kishte energjinë për të kaluar 90 minuta deri në fund, shkruan IndeksOnline.

Kjo skuadër dëshmoi të ishte City, e cila riktheu epërsinë në minutën e 72′ dhe pastaj arriti t’a mbajë atë.

Megjithatë, analisti i futbollit dhe YouTuber-i, Nouman, ka kërkuar të shpjegojë taktikat e vendosura nga të dy menaxherët në një video të titulluar: “Beteja e Dy Gjenive Taktik”.
Në studimin e tij interesant të ndeshjes, Nouman vëren presionin e lartë të Man City në 10 minutat e parë, në një përpjekje për të detyruar Liverpoolin të gaboj.

Liverpool u përpoq të krijojë hapësira me topa të gjatë me Mohamed Salah dhe Sadio Mane që poashtu lironin hapësirë për Trent Alexander-Arnold dhe Andy Robertson në krahë.

Gjersa mysafirët munduan të bënin këtë, Man City mbante pozicion të gjerë, duke u fokusuar shpesh në anën e djathtë të Liverpoolit. Alexander-Arnold shpesh gjeti vetën në situata 1 VS 3.

Video gjithashtu nxjerr në pah vendimin e mençur të Aguero-t për të pritur derisa krosimi të bëhet para se të bëjë lëvizjen e tij përpara Dejan Lovren.

Klopp ndryshoi nga 4-3-3 në një 4-2-3-1 në pjesën e dytë.
Furnizimi me topa nga krahët dha efektin e vet me Liverpool që barazoi rezultatin. Alexander-Arnold gjeti Robertson-in në të majtë, ndërsa ky i fundit asistoj për Roberto Firmino i cili nuk e pati vështirë të shënoj.

Megjithatë, Guardiola qeshi i fundit, pasi Sane siguroi fitoren për vendasit. E me këtë fitore “beteja” Klopp-Guardiola është ende e hapur. /IndeksOnline/