75 Mall Live Search
16:46 / E Martë, 08 Janar 2019 / indeksADMonline

Shantazhuan një person se do t’i publikojnë video, burg dhe gjobë për çiftin nga Gjilani

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit M.K. dhe akuzuarës F. K., duke i shqiptuar dënim me nga një vit burgim dhe dënim me gjobë në shumë prej 400 euro.

Të akuzuarit (bashkëshort), me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, e kanë shantazhuar të dëmtuarin E. E., se nëse nuk u jep i njëjti të hollat në shumën prej 5.000 Euro, ata do të zbulojnë një videoinxhizim i cili do të dëmtonte nderin dhe autoritetin e tij.

Me këto veprime të pandehurit kanë kryer veprën penale shantazh nga neni 341 paragrafi 1 lidhur me nenin 35 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjithashtu detyrohet i akuzuari M. K., që në emër të kërkesës pasurore juridike, kompensimin e dëmit në shumën e të hollave prej 1.000 Euro t’ia paguaj të dëmtuarit E. E.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

Dënohen me burgim dhe gjobë, për veprën penale të shantazhit