75 Mall Live Search
12:27 / E Mërkurë, 09 Janar 2019 / indeksADMonline

Isa Mustafa me “fjalë të thata”, nuk futet në dialog, por bën kritika nga Facebooku

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa vazhdon të përdorë Facebookun si “armën” më të madhe për kritika të pushtetit. Lideri më i madh opozitar e ka kritikuar delegacionin e Kosovës që mori pjesë dje në Bruksel.

Sipas Mustafës, ata u morën me veten dhe me LDK-në, e jo me dialogun.

“Dje Kosova u përfaqësua në Bruksel nga një delegacion pa relevancë. Mos të flas për numrin. Më parë, me kompetencë, një ministre e bënte punën e gjithë atyre që ishin në Bruksel.
Ajo që dëgjuam, ishte se ata e morën një porosi të qartë. Se duhet të kthehen në Kosovë ta heqin taksën, si parakusht për dialogun.
Bashkëkryesuesit në deklaratat e tyre nga Brukseli u munduan ti tregojnë Kosovës se kush janë. Ata u morën me vetveten, jo me esencën e dialogut; u morën me taksën, pa dhënë përgjigje, dhe u morën me LDK-në.

LDK konsideron se dialogu me Serbinë është çështje shumë serioze për Kosovën. Një çështje serioze duhet të ketë qasje serioze dhe institucione që e përfaqësojnë me legjitimitet. Jo njerëz që shkojnë në Bruksel për të përgojuar opozitën. Logjika dhe kultura evropiane nuk i kultivon dhe nuk i preferon sjelljet e tilla.

Kosovën në Bruksel duhet ta përfaqësoj një Qeveri me përkrahje të gjerë, e cila për çështje të dialogut arrin të sigurojë unitet. Ndryshe, të tjerët do na i bëjnë letrat e ne do të vazhdojmë të përplasemi ndërmjet veti” shkruan Mustafa në Facebook./Indeksonline/