75 Mall Live Search
16:20 / E Mërkurë, 09 Janar 2019 / indeksADMonline

Guardiola nuk e lëshon kapitenin, kërkon që t’i zgjasë kontratën

Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, dëshiron që Vincent Kompany ta zgjasë kontratën e tij, e cila skadon në fund të sezonit.

Kompany ka bërë 338 paraqitje për Cityn që nga ardhja e tij në 2008 dhe është kapiten që nga viti 2011, shkruan Indeksonline.

32-vjeçari është kapiteni më i suksesshëm në historinë e klubit, duke e udhëhequr atë në tre tituj të Premier Ligës, tre Kupat e Ligës dhe një Kupë FA.

I pyetur nëse dëshiron që Kompany të qëndrojë në City, Guardiola tha: “Do të doja. Ai është kapiteni ynë, ai ka kaluar 11 vjet këtu”.

“Ne pamë me dy ndeshjet e fundit, problemi i tij është se ai mund të luajë vetëm në një prej tyre [Kompany ishte në formacion kundër Liverpoolit javën e kaluar, por më pas u ul për fitore në Kupën e FA kundër Rotherham].

“Problemi i tij i vetëm është lëndimet e tij fizike.”

Guardiola ka menaxhuar shumë mbrojtës të klasit botëror gjatë karrierës së tij në Barcelonë dhe Bayern Munich – duke përfshirë Carlos Puyol, Gerard Pique dhe Philipp Lahm – por Kompany është ndër më të mirët. /IndeksOnline/