75 Mall Live Search
11:13 / E Enjte, 10 Janar 2019 / indeksADMonline

Borë e madhe në Ratkoc, mobilizohen banorët për zhbllokim të rrugëve!

Bora e madhe që po bije që nga dita e djeshme në Kosovë ka bllokuar shumë rrugë dhe ka vështirësuar komunikacionin.

Banorët e fshatit Ratkoc së komunës së Rahovecit kanë marr një vetë iniciativë për të zhbllokuar rrugët e këtij fshati.

Këtë e ka bërë të ditur një lexues në redaksinë e “Indeksonline”, sipas të cilit bora nuk është larguar nga organet kompetente, gjë që ka shtyrë fshatarët të dalin vet dhe të zhbllokojnë rrugët e fshatit./Indeksonline/