Barcelona ofron 55 milionë euro plus lojtar për yllin e Chelseas
Barcelona ka lansuar një ofertë të re lojtar-plus para në vlerë 55 milion euro për mesfushorin e Chelseas, Willian.
Gjigandët spanjoll janë të gatshëm t’i ofrojnë brazilianin Malcom plus para për Willian i cili pa propozimin për t’u transferuar te Barcelona të refuzohet vitin e kaluar, shkruan IndeksOnline.

Malcom i kushtoi Barcelonës 40 milionë euro verën e kaluar, por ka dështuar të tregoj potencialin e tij në klubin katalanas dhe është duke u monitoruar nga klubet e ndryshme të Europës./IndeksOnline/
