Juventus të gatshëm t’ia rrëmbejnë edhe një tjetër yll Real Madridit
Pasi kanë siguruar shërbimet e Aaron Ramsey nga Arsenali, Juventusi ka filluar kontaktet me menaxherin e Iscos.
Drejtori i klubit Italian, Fabio Paratici, ka mbajtur diskutime duke u përqendruar në interesin e klubit për të sjellë Iscon te Biankonerët, shkruan IndeksOnline.

Juventusi ka ëndërruar për afër 5 vite për ta sjellë Iscon në klub, dhe nëse kushtet janë, Isco më në fund do të transferohet në Itali./IndeksOnline/