75 Mall Live Search
18:14 / E Diele, 13 Janar 2019 / indeksADMonline

AGK reagon ndaj gazetarit që kërkoj vrasjen e gazetarëve në stilin ‘Charlie Hebdo’

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka pranuar me shqetësim lajmin se gazetari shqiptar nga Tetova, Emir Hamzai, ka bërë thirrje publike për masakrim të gazetarëve të portaleve Indeksonline dhe Periskopi në stilin e “Charlie Hebdo” që kishte ndodhur në Francë para disa vitesh.

Për AGK-në, gjuha e përdorur nga gazetari Hamzai është shumë e rrezikshme, e cila i kontribuon gjuhës së urrejtjes dhe përçarjes dhe si e tillë është e dënueshme meqë e cenon ashpër lirinë e shprehjes.

AGK kërkon nga gazetari në fjalë që të kërkoi falje publike dhe të distancohet nga kjo thirrje e tij. Po ashtu AGK kërkon nga Asociacioni i Gazetarëve në Maqedoni dhe institucionet tjera relevante të sigurisë që të merren me rastin.

Për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës një gjuhë e tillë sidomos kur vije nga vetë gazetarët dëmton punën e secilit dhe duhet të dënohet.

AGK merr vesh se njëri prej pronarëve të mediumit të përmendur në statusin e gazetarit nga Tetova tashmë ka nisur të ndjek rrugën ligjore ndaj gazetarit në fjalë, pasi që për gjuhë është e papranueshme dhe dënohet kudo në botë.

https://indeksonline.net/gazetari-i-afert-me-vetevendosjen-ben-thirrje-per-vrasje-te-gazetareve-ne-stilin-e-charlie-hebdo/