Nis takimi koordinues për dialogun Kosovë- Serbi, mungojnë LDK dhe VV
Ka nisur takimi koordinues për dialogun Kosovë-Serbi të thirrur nga kryeparlamentari, Kadri Veseli.
Në këtë takim janë ftuar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi; kryeministri, Ramush Haradinaj; ekipi negator, LDK dhe VV.

Mirëpo, ftesës nuk i janë përgjigjur dy partitë opozitare të cilat tashmë kanë theksuar se janë kundër dialogimit me Serbinë me ekipin negociator që është caktuar.

Ndryshe, duhet cekur se ditë më parë ekipi negociator i udhëhequr nga Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limajn janë takuar në Bruksel me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federcia Mogherini. /Indeksonline/

