75 Mall Live Search
18:18 / E Mërkurë, 16 Janar 2019 / indeksADMonline

Ndryshime të mëdha në Man United, shpenzojnë 200 milionë

Manchester United thuhet se është i gatshësh të shes Marcos Rojon dhe të bëjë disa ndryshime të mëdha në mbrojtjen e tyre ndërkohë që është duke u përfolur për transferimin e Kalidou Koulibalyt, Milan Skriniarit dhe Eder Militaos.

“Djajtë e Kuq” nuk kanë pasur këtë sezon paraqitje të mira në aspektin defanziv, madje edhe pse rezultatet janë përmirësuar dukshëm qysh pas arritjes së Ole Gunnar Solskjaerit si zëvendësues i Jose Mourinhos si një kryetrajner, transmeton portali IndeksOnline.

Duket se disa emra të mëdhenj mund të jenë rrugës për të shkuar në Old Trafford dhe se shitja e Rojos mund t’i ndihmojë atyre të krijojnë fondacione për të riorganizuar mbrojtjen e tyre.

Bazuar në një raport nga ‘Telegraph’ , shënjestra kryesore e United është qendërmbrojtësi 90 milionësh i Napolit – Koulibaly, por ata janë duke kërkuar edhe shërbimet e yllit të Interit – Skriniar, i cili kushton 64 milionë funta, dhe talentit të ri të Portos – Militaos që kushton 45 milionë funta.

Raportet e mëparshme kanë sugjeruar se Manchester United mund të bëjë më shumë se një përforcim në mbrojtje, prandaj është shumë e mundur që dështakët si Chris Smalling, Phil Jones dhe ndoshta madje edhe Eric Bailly mund të jenë rrugës drejtë largimit nga Manchesteri në një të ardhme të afërt.

Në rast se kjo ndodhë, United duhet të ketë një shumë të konsiderueshme për të shpenzuar dhe madje tarifa e shpenzimeve mund të arrrijë deri në 200 milionë funta sa i përket përforcimeve në departamentin defanziv./IndeksOnline/