75 Mall Live Search
21:33 / E Mërkurë, 16 Janar 2019 / indeksADMonline

Ahmeti: Së shpejti do kryhen të gjitha borxhet e Pallatit të Rinisë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se Pallati i Rinisë është drejt rimëkëmbjes.

Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti ka thënë se për një muaj e gjysmë ka mbledhë të hyra rekorde.

Sipas tij, së shpejti do paguhet i gjithë borxhi dhe do vazhdohet drejt projekteve kapitale të renovimit të pjesëve të ndryshme.

“Pallati i Rinisë drejt rimëkëmbjes. Për një muaj e gjysmë ka mbledh të hyra rekorde, pa paguar gjithë pagat dhe një pjesë të vogël të borxhit. Shpejtë e paguajmë gjithë borxhin dhe lëvizim drejt projekteve kapitale të renovimit të pjesëve të ndryshme, përfshi edhe luftën ndaj çfarëdo lloj parregullsie”,  ka thënë Ahmeti./Indeksonline/