Vrasja makabre e kryebashkiakut, ambasadori kosovar në Gjermani shkruan disa fjalë për të ndjerin!
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj është nënshkruar në Librin e Zisë të hapur nga përfaqësia e Polonisë me rastin e vrasjes makabre të Kryebashkiakut të qytetit të Gdanjskit, Pawel Adamowicz.

Vlen të përmendet se kryebashkiaku ndër më të dashurit të Polonisë, Pawel Adamowicz, ndërroi jetë me 14 janar në spital nga plagët e marra gjatë një eventi bamirësie që zhvillohej në një nga sheshet e qytetit që drejtonte, Dancig.

Ai ndodhej pikërisht në skenë përpara mijëra personave kur një 27 vjeçar iu afrua, ndoshta duke patur me vete një leje speciale për gazetarë, dhe më pas iu sul me një thikë, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse në gjoks.
Theksojmë se arsyet e gjestit kriminal që ka shokuar gjithë opinionin publik në vend u shpjeguan më pas nga atentatori. Vrasësi rrëfeu që sipas tij ishte arrestuar padrejtësisht pikërisht kur në pushtet ndodhej partia e krye bashkiakut.

Adamowicz ishte i njohur në Poloni për qasjen e tij liberale, në favor të minoriteteve dhe emigrantëve, duke u përplasur shpesh herë për këto çështje me qeverinë e djathte të presidentit Andrzej Duda. /Indeksonline/
