75 Mall Live Search
16:49 / E Diele, 20 Janar 2019 / indeksADMonline

Banorët e këtyre fshatrave në Podujevë, qe dy ditë pa rrymë!

Banorë të shumtë të Podujevës kanë mungesë të energjisë elektrike për më shumë se 48 orë.

Në këto ditë të ftohta dimri, banorët e fshatrave: Batllavë, Gërdovc dhe LLugë në Podujevë nuk po përballen vetëm me temperaturat e ulëta, por edhe me mungesën e energjisë elektrike.

Janë vetë banorët e këtyre fshatrave të cilët kanë treguar për Indeksonline për mungesën e energjisë elektrike e cila padyshim se shumë prej tyre u pamundëson edhe ngrohjen.

Duhet përkujtuar që janë të shumta rastet kur banorë të shumë qyteteve apo fshatrave në Kosovë mbesin pa rrymë për orë të tëra.

Ngjashëm ishte situata gjatë ditëve të kaluara edhe me një lagje në hyrje të Podujevës, e njohur si ‘Qarshiat e Llapashticës’./Indeksonline/