Kryetari i Obiliqit fton mësimdhënësit e komunës së tij që ta fillojnë procesin mësimor
Edhe kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi përmes një shkrimi në llogarinë e tij Facebook u ka bërë thirrje mësimdhënësve të komunës së tij që nesër t’iu rikthehen procesit mësimor.
Gashi e ka përshëndetur ofertën e Qeverisë Haradinajt për rritjen e pagave të mësimdhënësve, teksa ka rikujtuar edhe njëherë rolin që ka mësimdhënësi në shtyllën e ndërtimit të shtetit tonë, përcjellë Indeksonline.
Ky është postimi i plotë i të parit të Obiliqit:
Të nderuar mësimdhënës,
Duke
përshendetur reflektimin kaq pozitiv të Qeverisë Haradinaj, karshi kërkesave
tuaja, e duke u premtuar përkrahjen time gjithnjë ndaj jush,
U ftoi të gjithëve ju mësimdhënës të komunës time, që nga nesër të filloni
procesin mësimor me shpresën në arritjet e vazhdueshme të fëmijëve në rrugën e
dijes.
Ju ditët gjithherë të kontriboni në këtë fushë e po ashtu ju jeni shtylla e
ndërtimit të shtetit tonë, prandaj unë kam shpresë në ju që duke respektuarofertën e kryeministrit
Haradinaj, nesër të filloni procesin mësimor në të gjitha institucionet
shkollore.