75 Mall Live Search
15:18 / E Martë, 22 Janar 2019 / indeksADMonline

Haradinaj flet për taksën, pak orë pasi takojë ambasadorin Kosnet

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka dal në një konferencën për media pas takimit me ambasadorin amerikan, Philip Kosnet.

Haradinaj ka theksuar se biseda në takim ka qenë e mirë, por ka përmendur si temë diskutimi edhe taksën.

Sipas kreut të ekzekutivit dëshira është që ajo të hiqet dhe kjo synohet sepse është sugjerim i aleatëve.

Por, Haradinaj ka theksuar se heqja e taksës ndërlidhet me një marrëveshje më gjithëpërfshirëse që nënkupton njohje reciproke.

“Ka qenë një bisedë e mirë. Ne kemi dëshirë me heq taksën dhe e synojmë hekjen e taksës sepse është sugjerim i aleatëve tanë. Por edhe pse e ndërlidhim heqjen e taksës me një marrëveshje gjithëpërfshirëse për njohje reciproke” ka thënë ai./Indeksonline/