Deda për zhvillimet e fundit: Po kqyri seri!
Deputeti nga radhët e Alternativës, Ilir Deda, ka numëruar të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur në vend gjatë muajit janar, e ka treguar edhe se kush është përgjegjës për to, duke thënë se të gjitha këto ngjarje, po i këqyr seri.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Deda ka përmendur grevën, protestat e punëtorëve, taksën, delegacionin shtetëror, temën për ndarjen e Kosovës dhe “bashkimin e Mitrovicës”.
Ky është postimi i plotë i tij:
T’u kqyrë seri:
– Vendin e kaplojnë grevat, si pasojë e përçarjes së PAN-it (SBASHK-u me një pjesë të PDK-së kundër AAK-së);
– Protestojnë ish-punëtorët e KEDS-it, që duhet te protestonin të zyra e Thaçit si përgjegjësi kryesor për privatizimin kriminal të KEDS;
– Protestojnë serbët në Shtërpce kundër hidrocentralit që kush nuk e din pse është ndërtuar në parkun nacional Brezovicë;
– Një deputet i “mazhorancës” e shpallë të vdekur liderin e partisë më të madhe në vend;
– Kalon data e “ultimatumit” amerikan për suspendim të taksës ndaj prodhimeve të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, e po atë ditë pason edhe një çnjohje e pavarësisë së Kosovës;
– Thaçi e gënjen delegacionin shtetëror me një dokument të pavërtetë në bisedimet e tij me Vuçiqin, e këta të delegacionit pa kuptim po heshtin;
– Thaçi me Vuçiqin në Davos “bashkëbisedojnë” për ndarje të Kosovës;
– Thaçi mashtron për “bashkimin e Mitrovicës”, duke punuar me vrull për ndarje të Kosovës;
E janari ende nuk ka përfundu.