75 Mall Live Search
17:36 / E Mërkurë, 23 Janar 2019 / indeksADMonline

Haradinaj u gëzohet aderimeve të reja: Besimi i qytetarëve për AAK-në po rritet përditë

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se besimi i qytetarëve për partinë e tij po rritet përditë, këtë e ka thënë derisa ka mirëpritur dhjetëra aderime të reja në Pejë, shkruan Indeksonline.

“Mirënjohës të gjithëve që besojnë në vizionin dhe vlerat shtetformuese të Aleancës”, ka shkruar mes tjeash ai.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Besimi i qytetarëve në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës po rritet përditë. Gjatë takimit me strukturat e partisë në Pejë, pata kënaqësinë t’i mirëprisja dhjetëra aderime të reja në AAK, të cilët i bashkohen rrugëtimit tonë për një Kosovë të dinjitetshme, të konsoliduar dhe të zhvilluar ekonomikisht. Mirënjohës të gjithëve që besojnë në vizionin dhe vlerat shtetformuese të Aleancës!

RH