75 Mall Live Search
11:55 / E Enjte, 24 Janar 2019 / indeksADMonline

Ndryshon rënditja, Man Utd nuk është më klubi më i pasur në botë

“Deloitte” ka zbuluar raportin vjetor të skuadrave më të pasura në botë. Manchester United nuk e mbanë më pozitën e liderit.

Real Madrid e Barcelona kryesojnë listën e skuadrave më të pasura në botë, duke lënë prapa Manchester Unitedin.

Real Madridi është bërë klubi i parë në historinë e raportit për të gjeneruar më shumë se 750 milionë euro në një vit.

Kjo është edhe hera e 12-të që Real Madrid e ka kryesuar raportin në 22 vitet e fundit.

Bayern Munchen, Manchester City, PSG e Liverpool janë skuadrat vijuese më të pasura në botë.

Liverpool është bërë skuadra e parë në histori të futbollit që brenda një viti ka arritur 100 milionë euro neto fitim. /Indeksonline/