Hajde përhajr! Mustafi bëhet me djalë
Futbollisti i Arsenalit, Shkodran Mustafi është bërë baba për herë të dytë.
Përmes një postimi në Instagram, Shkodrani ka treguar se familja e tij është shtuar me një djal.

“Shumë e lumtur t’ju njoftojmë për lindjen e djalit tonë! Është gjithmonë një ndjenjë e veçantë për të mirëpritur një anëtar të ri në familje”, ka shkruar Mustafi.
Ky është fëmija i dytë i mbrojtësit që mbron ngjyrat e Kombëtares gjermane.
Mustafi gjithashtu ka një vajzë. Ai është martuar me bukuroshen Vjosa Kaba. /IndeksOnline/
