Familja e Sala paguan nga xhepi i vet vazhdimin e kërkimeve
Gjatë ditës së djeshme u lajmërua nga Policia që kërkimet për futbollistin Emiliano Sala do të ndalen pasi që nuk ka shpresë për të gjetur futbollistin.
Ky veprim nuk u pëlqye nga publiku i gjerë, ku përmes komenteve dhe postimeve kërkuan që të vazhdojnë kërkimet për Salan, transmeton Indeksonline.
Edhe pse policia është ndalur, familja e Salas po vazhdojnë ende të kenë shpresë për gjetjen e lojtarit.
Ata po paguajnë nga xhepi i tyre një ekip që të kërkojnë për Salan, raporton Wales Online.
Thuhet që ekipi përbëhet nga një ekip zhytësish profesionistësh./Indeksonline/