75 Mall Live Search
13:53 / E Shtunë, 26 Janar 2019 / indeksADMonline

Mësohet ora kur Loriana Kuka përballet në finale ndaj xhudistes sllovene

Kosovarët kudo që janë sot duhet t’i kenë sytë tek xhudistja, Loriana Kuka. Sportistja pejane e ka mundësinë që të na sjellë një ditë tjetër të madhe për sportin kosovar.

Në turneun Grand Prix të Tel Avivit, Kuka ka arritur në finale ku do të përballet me xhudisten e famshme sllovene, Klara Apotekar. Përballja fillon në orën 16:00, shkruan Indeksonline.

Të gjithë jemi me shpresë se Loriana do të na sjellë të artën, por edhe në rast humbje, ajo do t’i sjellë Kosovës një medalje dhe shumë krenari.

Kujtojmë që dy ditë më parë, Majlinda Kelmendi i sjelli Kosovës medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kilogramë./Indeksonline/