Talenti i PSV që po kërkohet nga gjigantët evropianë
Talenti i PSV Steven Bergwijn është njëri nga lojtarët më të spikatur në Ligën Holandeze.
Me performancat e tij ka arritur që të tërheq vëmendjen e klubeve evropiane si Milan, Inter, Liverpool dhe Manchester United, transmeton Indeksonline.
Sipas “Voetbal International” në garë për Bergwijn ka hyrë edhe gjiganti gjerman, Bayern Munchen.
PSV ende nuk i ka caktuar një çmim lojtarit por pa dyshim duke parë interesimin e madh pritet të jetë një çmimi i lartë./Indeksonline/