75 Mall Live Search
07:57 / E Diele, 27 Janar 2019 / indeksADMonline

​Aktivitete mortore në nderim të zëvendësministrit Daci

Për të nderuar zëvendësministrin e Diasporës, Arian Daci, i cili ka humbur jetën nga një ortek bore në Brezovicë, sot do të zhvillohen disa aktivitete mortore.

Për të nderuar djalin e akademikut Nexhat Daci, në hollin e Kuvendit të Kosovës do të bëhen homazhe, ndërsa në orën 12:00 në Teatrin Kombëtar do të mbahet mbledhje komemorative.

Përcjellja për në varrezat e qytetit të Prishtinës do të bëhet në ora 13:00.

Arian Daci humbi jetën dje në Brezovicë, derisa ishte duke skijuar u godit nga një ortek bore. Së bashku me Dacin ishte edhe një shok i tij, por ai i ka mbijetuar ortekut.

Më poshtë njoftimi:

Ora 10:30-11:45, homazhet pranë arkivolit, ne hollin e Kuvendit te Kosovës,

12:00, Mbledhja Komemorative ne Teatrin Kombëtar,

13:00, ceremonia e varrimit ne varrezat e qytetit ne Dragodan. /Indeksonline/