75 Mall Live Search
08:17 / E Diele, 27 Janar 2019 / indeksADMonline

Golden State fiton derbin, San Antonio i rikthehet fitoreve

Mbrëmë janë zhvilluar pesë ndeshje në NBA, ku fokusi kryesor ishte tek derbi Golden State Warriors dhe Boston Celtic.

Ndeshjen e fituan Warriors me rezultat 115-111, transmeton Indeksonline.

Më efikasi tek Golden State ishte Kevin Durant me 33 pikë, nëntë kërcime dhe tre asiste. Tek Boston më i miri ishte Irving me 32 pikë,  10 asistime dhe gjashtë kërcime.

Ndeshjen tjetër interesante ishte edhe ajo mes Neë Orleans Pelicans dhe San Antonio Spurs. Fitues dolën këta të fundit me rezultat 114-126.

Tek Spurs më së shumti pikë kishte LeMarcus Aldridge, 28 pikë sosh, ku shtoi edhe 12 kërcime dhe dy asistime./Indeksonline/

Më poshtë mund t’i shihni të gjitha rezultatet e ndeshjeve të mbrëmshme:

Grizzlies 106-103 Pacers
Nuggets 126-110 76ers
Pelicans 114-126 Spurs
Celtics 111-115 Warriors
Trail Blazers 120-111 Hawks