75 Mall Live Search
13:18 / E Diele, 27 Janar 2019 / indeksADMonline

E dhimbshme sa s’ka më, motra i vendos lule te varri Arian Dacit

Familjarë, miq e qytetarë të shumtë i dhanë sot lamtumirën e fundit zëvendësministrit të Diasporës, Arian Dacit.

Pasi u varros, u vendosën edhe kurora lulesh mbi varrin e tij.

Motra  e tij, me dhimbje të madhe e mes lotësh ka vendosur lule mbi varrin e vëllait të saj tashmë të ndjerë, Arianit, shkruan Indeksonline.

Gjatë gjithë kohës, si në homazhe e po ashtu edhe në mbledhjen komemorative të dy motrat nuk kanë mundur t’i përmbajnë lotët pas humbjes së vëllait të tyre të vetëm.

Daci humbi jetën gjatë ditës së djeshme në Brezovicë, përderisa ishte me shokë duke skijuar dhe e zuri një ortek bore./Indeksonline/