75 Mall Live Search
15:46 / E Diele, 27 Janar 2019 / indeksADMonline

Aksident i rëndë mes tri veturave në autostradën “Ibrahim Rugova”, tre persona të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku në mes të tri veturave ka ndodhur para pak minutash në autostradën “Ibrahim Rugova”

Aksidenti ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Prizren.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Rreth ore 14:30, ne autostradën “Ibrahim Rugova”km 37 , Duhel /Suharke është raportuar nje aksident trafiku me lendime trupore ku kanë qene te përfshire një automjet dhe nje person. Njësia për menaxhim te autostrades ka ndërmarr veprimet e nevojshme policore sipas procedurave te parapara” ka thënë Hoxha

Policia e Kosovës vazhdimisht po bën apel nga qytetarët që të kenë kujdes gjatë pjesëmarrjes në komunikacion./Indeksonline/