Drejtuesit e Interit i bëjnë ultimatum Spalletit
Drejtuesit e Interit janë të pakënaqur me formën aktuale të skuadrës.
Inter në dy ndeshjet e fundit ka arritur të grumbulloj vetëm një pikë dhe Spalleti nuk e ka vendin e sigurt, shkruan Indeksonline.
Në “San Siro”, mbrëmjen e të enjtes, zikaltrit kanë shansin të eliminojnë skuadrën e Strakoshës dhe të sigurojnë biletën për në gjysmëfinale.
Nëse kjo nuk do të ndodhë, atëherë stoli i Luciano Spalettit do të lëkundej jo pak dhe mund të merrej edhe një vendim drastik nga krerët e klubit.
Sipas asaj që shkruan “Gazzetta dello Sport”, ditën e martë, në një restorant në Milano, emri i të cilit mbahet sekret, presidenti Zhang, bashkë me Marottan dhe Zanettin, kanë darkuar dhe biseduar rreth të ardhmes së trajnerit zikaltër.
Kushti që i është vënë trajnerit, duke parë ecurinë jo pozitive, ka të bëjë me fitimin e një trofeu: Kupë Italie ose Europa League. Ndryshe, atëherë rrezikohet seriozisht shkarkimi i tij. /IndeksOnline/
