Prishtina po ndërton Qendrën e Dytë Sociale, secili mund të ushqehet me shujta të ngrohta
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se sot ka filluar puna që të rregullohet objekti në lagjen Aktash e cila do të përdoret si Qendër e Dytë Sociale për të moshuarit.
Ahmeti ka thënë se risi do të jetë që në mbrëmje kjo qendër do të jetë edhe Kuzhina e parë statike për qytetarët në nevojë, ku secili mundet të ushqehet me një shujtë të ngrohtë, transmeton Indeksonline.
Postimi i plotë:
Kjo hapësirë në Aktash do të kthehet në Qendren e Dytë Sociale për të moshuarit. Puna ka filluar sot. Risi do të jetë që në mbrëmje kjo qendër do të jetë edhe Kuzhina e parë statike për qytetarët në nevojë, ku secili mundet me ngrënë një shujtë të ngrohtë.









