Cardiff e përfshin Emiliano Salan në ndeshjen kundër Arsenal
Arsenal sonte pret Cardiffin në ndeshjen e xhiros së 24-të të Premierligës.
Skuadra mysafire do të ketë një barrë të madhe në këtë ndeshje, pasi që futbollisti i cili u transferua në janar nga Nantes, Emiliano Sala ende nuk është gjetur, shkruan Indeksonline.
Megjithatë trajneri i Cardiffit e ka përfshirë atë në listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen kundër Arsenalit.
Kujtojmë se Sala ka humbur gjurmët të hënën e kaluar ku po udhëtonte nga Franca drejt skuadrës së tij të re. /IndeksOnline/
