Deputeti i AAK-së: Taksa ndaj Serbisë të bëhet e përjetshme, ta shndërrojmë në ligj
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shkumbin Demaliaj, ka kërkuar që vendimi i Qeverisë për taksen 100% ndaj produkteve të Serbisë të shndërrohet në Ligj.
Demaliaj në një postim në Facebook ka shkruar se vendimi duhet të votohet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe duhet të jetë i përjetshëm.
Më poshtë postimi i Demaliajt pa ndërhyrje:
Vendimi i Qeverisë për Taksën % ndaj Mallërave të Serbisë duhet të shëndërrohet në Ligj dhe të votohet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe duhet të jetë i përjetshëm..!!
P.S.
Këtë gjë e ka bërë dhe Izraeli ndaj mallërave Gjermane për shkak të veprimeve Naziste të luftës së dytë botërore.!!
Jo taksë por asnji produkt nga Gjermania nuk hynë në Izrael..!! /Indeksonline/
