75 Mall Live Search
19:21 / E Mërkurë, 30 Janar 2019 / indeksADMonline

Liderët e partive në pushtet: Koalicioni është funksional dhe stabil

Takimi mes krerëve të koalicionit ka zgjatur për më shumë se dy orë.

Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, Fatmir Limaj e Behgjet Pacolli kanë diskutuar për zhvillimet e fundit, taksën 100%, institucionet, buxhetin, dhe dialogun me Serbinë.

Madje, me anë të kësaj komunikate atë kanë bërë me dije se është vlerësim i përbashkët se koalicioni qeverisës është funksional dhe stabil.

“Është vlerësim i përbashkët se koalicioni është funksional dhe stabil. Do të vazhdohet me përkushtim në arritjen e qëllimeve në përputhje me objektivat programore qeverisëse”, thuhet mes tjerash në deklaratën e përbashkët. /Indeksonline/