75 Mall Live Search
11:12 / E Shtunë, 02 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Besa prezanton plot transfere, por pak e hiç kualitet!

Skuadra e madhe kosovare, Besa e Pejës ka prezantuar shumë transfere, por shumë pak emra të njohur.

Me një njoftim në faqen zyrtare, skuadra pejane e ka pranuar se po përballet me probleme, por që nuk është dorëzuar duke njoftuar se janë në përgatitje intenzive, shkruan Indeksonline.

Transferet e Besës janë emra pak të njohur në futbollin kosovar pasi që pejanët kanë arritur marrëveshje me lojtarë të skuadrave si, Lugu i Baranit, KF Peja, e Ferizaji.

Lojtarët që kanë vazhduar nga sezona e kaluar bërthama e ekipit janë:

  1. Visar Haxhijaj
  2. Fetim Kasapi
  3. Fatlum Gashi
  4. Liridon Balaj
  5. Donart Sheqerolli
  6. Granit Avdyli
  7. Florent Qorraj
  8. Adis Salihu

Transferet janë:

  1. Shkumbin Salihu – Fc Vitia
  2. Rinor Jashari – Kf Ferizaji
  3. Adnan Haxhaj – Kf Ferizaji
  4. Elbasan Thaqi – Kf Vellaznia
  5. Fatjon Bushati – Kf Ballkani
  6. Robert Gjeraj – Kf Liria
  7. Blendor Alimusaj. – Kf Lugu i Baranit
  8. Denis Kasumaj – Kf Lugu i Baranit
  9. Enis Velia – Kf Lugu i Baranit
  10. Albin Muqkurtaj – Kf Lugu i Baranit
  11. Vijon Beqiri – Kf Peja
  12. Granit Kelmendi. – Kf Peja
  13. Altin Bytyqi – Kf Laqi
  14. Albin Berisha – Kf Laqi
  15. Alban Tusuni – Kf Bashkim