75 Mall Live Search
16:59 / E Diele, 03 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Manchesteri tash po ia di rendin, po kthehet aty ku e ka vendin

Ole Gunnar Solskjaer vazhdon me ecurinë pozitive si trajner i Manchester United.

Norvegjezi ka mposhtur në “King Power” Leicesterin me rezultat minimal 0-1 duke e shënuar fitoren e shtatë në tetë ndeshje në Premierligë.

Golin e vetëm për Djajtë e Kuq e shënoi Marcus Rashford në minutën e nëntë të ndeshjes pas një asisti të bukur nga Pogba.

Me këtë fitore, Manchester United ngjitet në pozitën e pestë me 48 pikë, dy më pak se Chelsea  dhe një më shumë se Arsenali që sonte luan me Manchester Cityn. /IndeksOnline/