Interi si “thes boksi”, po e godet kush po mundet
Interi është mposhtur nga Bologna me rezultat 0-1 në ndeshjen e xhiros së 22-të të Serie A.
Neroazurët dështuan para tifozëve të tyre duke bërë një performancë jo të mirë, shkruan Indeksonline.
Golin e vetëm për Bolognan e shënoi Frederico Santander në minutën e 32-të të ndeshjes.
Kjo është humbja e dytë radhazi dhe ndeshja e tretë radhazi pa fituar.
Me këtë humbje, Interi është në pozitën e tretë me 40 pikë, 11 më pak se Napoli dhe pesë më shumë se Milani në pozitën e katërt. /IndeksOnline/