Liverpooli merr një lajm shumë të keq para ndeshjes me West Ham
Dejan Lovren nuk do të jetë i gatshëm të luaj në ndeshjen kundër West Ham në mbrëmje.
Mbrojtësi kroat nuk ka arritur të rikuperohet dhe nuk do të paraqitet në këtë ndeshje.
Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i “Times”, Paul Joyce.
“Dejan Lovren po vuan nga një përsëritje e dëmtimit të mëparshëm”, ka thënë ai.
Ende nuk është e ditur se sa do të mungoj Lovren, por mendohet se do t’i duhen javë që të rikuperohet plotësisht. /IndeksOnline/