75 Mall Live Search
10:56 / E Hënë, 04 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Digjet një stallë e bagëtive në Kaçanik

Një person nga fshati Stagovë e Kaçanikut ka raportuar se i është djegur stalla e bagëtive.

Sipas njoftimit të policisë, rrethanat janë të panjohura përderisa stalla e bagëtive ishte e mbushur me ushqim.

Njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz./Indeksonline/