Përfshihet nga zjarri një stallë e bagëtive në Istog, dhia me kecat digjen brenda saj
Një stallë e bagëtive dhe një garazh është përfshirë nga zjarri gjatë natës së sotme në Istog.
Sipas dëshmitarëve nga ky incident është djegur dhia me kecat e saj, e po ashtu është djegur edhe ushqimi i bagëtive dhe drutë që kanë qenë në garazh.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Tomoc, ku zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
Nuk dihet se çka ka shkaktuar këtë zjarr e po ashtu se cila është shuma e dëmit./Indeksonline/