Mesazhi prekës i motrës së Sala pas gjetjes së rrënojave
Gjatë ditës së sotme është raportuar se është gjetur një trup në rrënojat e aeroplanit të zhdukur që po udhëtonte Emiliano Sala.
Trupi nuk është identifikuar ende dhe nuk dihet nëse është i futbollistit apo i pilotit të aeroplanit, shkruan Indeksonline.
Motra e Emiliano Sala, Romina përmes një postimi në Instagram ka shkruar një mesazh të shkurtë por shumë prekës.
“Do të dua përgjithmonë”, ka shkruar Romina në Instagram. /IndeksOnline/