75 Mall Live Search
19:48 / E Hënë, 04 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Çfarë po ndodhë, brenda 30 minutave grabiten dy banka në Pejë!

Në qytetin e Pejës dukshëm është shtuar numri i grabitjeve. Sot rreth orës 18:00, brenda pak minutash janë grabitur dy pika të bankave në këtë qytet.

Burime të Indeksonline bëjnë me dije se bëhet fjalë për “Iute Credit”, dhe “Western Union”.

Grabitjen e njërës nga këto pika e ka konfirmuar edhe zëdhënsi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Xhevat Ibra.

Indeksonline do t’iu sjellë detaje shtesë për rastet në fjalë. /Indeksonline/