75 Mall Live Search
10:56 / E Martë, 05 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Vetura diplomatike parkohet keq në Prishtinë!

Një veturë diplomatike duket se nuk i ka respektuar rregullat e komunikacionit ditën e sotme në rrugën “B”.

Në imazhet e siguruara nga Indeksonline, shohim që kjo veturë është parkuar keq në trotuar duke bllokuar kështu lëvizjen e këmbësorëve.

Raste të parkimit në këtë mënyrë hasim shpesh në rrugët në Kosovë, por jo shpesh shohim vetura diplomatike./Indeksonline/