75 Mall Live Search
10:53 / E Martë, 05 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Palmer: Pozita zyrtare e ShBA, të suspendohet vendimi mbi taksat

Zëvendës ndihmësi i sekretarit të shtetit të SHBA për çështje evropiane dhe evro-aziatike Matthew Palmer ka thënë në Uashington, në bisedë me ministrin në dorëheqje për komunitete dhe kthim në Qeverinë e Kosovës Dalibor Jevtiq, se vendimi i Prishtinës për taksa ndaj prodhimeve të Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës duhet suspendohet në mënyrë që të hapet rruga kah dialogu.

Siç pretendohet në kumtesë të kabinetit të Dalibor Jevtiqit, Palmer ka thënë se “kjo është pozitë zyrtare e SHBA”.

Bashkëbiseduesit kanë vlerësuar se të gjitha çështjet e hapura duhet zgjidhur me dialog dhe se taksat po ndikojnë në mënyrë të pavolitshme në marrëdhëniet në mes shqiptarëve dhe serbëve, të cilët, nëse dëshirojnë pajtim të përhershëm, duhet të shkojnë bashkërisht kah ky qëllim.

Jevtiq ka thënë se përkrahja e SHBA për arritjen e paqes dhe stabilitetit afatgjatë në Kosovë është me rëndësi të veçantë.

“Kemi shumë sfida para nesh, por sfidat duhet zgjidhur vetëm nëpërmes të dialogut. Aksionet e njëanshme nuk kontribuojnë në ndërtimin e besimit. Jam posaçërisht i brengosur për shkak të arrestimeve të të kthyerve tanë, siç është rasti i fundit i arrestimit të Zoran Gjokiqit”, ka thënë Jevtiq.