EKSKLUZIVE: Rekord i hua-transferimeve në Superligë
Në afatin kalimtar të janarit është vërejtur një dukuri interesante që ka qenë e rrallë në futbollin kosovar por ka filluar të shpeshtohet.
Klubet e Superligës kanë shkëmbyer 6 futbollistë në formë huazimi, që paraqet rekord në afatin kalimtar të dimrit. Këta janë futbollistët që u transferuan në formë huazimi.
Argjend Bardhi (huazim te KF Feronikeli te KF Drenica), Diar Prokshi (huazim te KF Feronikeli te KF Drenica),
Bledar Hajdini (huazim nga FC Llapi te KF Ballkani),
Viktor Kuka (huazim nga FC Drita te KF Ferizaj), Ermal Krasniqi (huazim nga FC Llapi te KF Ferizaj),
Përparim Osmani (huazim nga FC Prishtina te FC Drita). /Indeksonline/