Pacolli: Në Washington fola për lojën e pistë të Serbisë
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli po qëndron në SHBA, ku po merr pjesë në Forumin mbi sfidat në Evropën Juglindore.
Në një postim në Facebook, Pacolli ka shkruar se në fjalimin e tij ka denoncuar lojën e pistë që Serbia po bën ndaj Kosovës, transmeton Indeksonline.
Më poshtë postimi i Pacollit:
Mëngjesin në Washington e fillova me pjesëmarrjen në Forumin mbi sfidat në Evropën Juglindore, i organizuar nga Senatori Paul Inhofe, në Senatin Amerikan.
Në adresimin tim para kongresmenëve dhe pjesëmarrësve të tjerë, potencova rëndësinë jetike të prezencës amerikane në rajon si garantuese e paqes dhe demokracisë.
Në anën tjetër denoncova lojën e pistë që Serbia në vazhdimësi zhvillon duke vazhduar me minimin e paqes nëpërmjet prezencës ruse.
Rajoni i Ballkanit i takon NATO-s dhe kjo gjë nuk ka alternativë.



