Basketbollistët e Prishtinës, një minut heshtje për tifozin e dalluar- Arian Dacin!
Në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, ka nisur ndeshja e fundit e fazës së grupeve të FIBA Europe Cup kundër skuadrës turke, Pinar Karsiyaka.
Paraprakisht, para lojës është mbajtur një minut heshtje për vdekjen e zëvëndësministrit të Diasporës, Arian Dacit.

Daci i cili ishte tifoz i dalluar i Z-Mobile Prishtinës, vdiq javë më parë nga një ortek i borës në Brezovicë. /Indeksonline/
