75 Mall Live Search
09:33 / E Enjte, 07 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Arrestohet një person në Prishtinë

Policia e Kosovës mëngjesin e sotëm ka arrestuar një person në Prishtinë, raporton Indeksonline.

Arrestimi ka ndodhur afër kazermës së FSK-së “Adem Jashari” për arsyeje ende të panjohura.

Personi i prangosur është dërguar në Stacion të Policisë për intervistim ndërkohë vetura në të cilën ndodhej ai është bastisur nga policia.

Arrestimin e ka kryer njësia për intervenime të shpejta e Policisë së Kosovës./Indeksonline/