75 Mall Live Search
16:13 / E Enjte, 07 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Kapiteni i Milanit lavdëron Higuainin, thotë se ai është sulmuesi më i mirë në botë

Edhe pse ishte shumë i fyer nga tifozët e skuadrës italiane Ac Milan, Gonzalo Higuain është mbështetur nga kapiteni i Milanit, Alessio Romagnoli

Higuain shënoi gjashtë gola në gjysmën e parë të sezonit në Serie A, por forma e tij e dobët gjatë atyre 15 ndeshjeve të zhvilluara në Serie A u kritikua shumë nga tifozët e skuadrës italiane.

Muajin e kaluar 31-vjeqari përfundoi marrëveshjen me Chelsean , duke lënë hapësirë për Milanin që të siguroj transferimin e Krzysztof Piatek nga Genoa.

Kapiteni i Milanit Romagnoli ka pranuar se ishte i trishtuar duke parë ish sulmuesin e Milanit që të largohej nga San Siro.

“Unë ende mendoj se ai është sulmuesi më i mirë në botë”, është shprehur mbrojtësi, sipas Calciomercatos./Indeksonline/