75 Mall Live Search
16:31 / E Enjte, 07 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Keqtrajtimet seksuale ndaj të miturave, reagim me vend nga arsimtarja kosovare!

Rastet e fundit të shantazhit dhe keqtrajtimit seksual në Kosovë janë bërë dukuri shqetësuese për qytetarët e Republikës.

Lidhur me këtë çështje, reagime të shumta kemi parë në rrjetet sociale.

Një të tillë e ka bërë edhe arsimtarja e Gjuhës Angleze, Mevlane Lika, e cila ka apeluar që organet përgjegjëse të largojnë nga punë ‘njerëzit e sëmurë’. +

Sipas saj, nxënësit nuk duhet të heshtin në rast se kanë ndonjë rast të kësaj natyre.

“…mos heshtni ! Reagoni , folni e bërtitni kur vërdallë jush sillen mësues me mani e semundje te tilla”, ka shkruar ajo.

Reagimi i plotë:

Prind injorant , institucione te sëmura e shoqëri e prishtë.

Hallka fillon qe nga prindi, qe lindë veç me hjeke gajle dhe del publikisht thotë ‘ vajza shkoj e tintiri -mintii …Vazhdon me shkollën ku e ka aq te vështire t’a zbulon nje monstrum te tipit te tille.

Kjo shkon përtej te keqes, kur ne një hotel hyn e dalin femije dhe s’behet qe asnje njeri te reagoj. Nuk duhet t’jesh polic ose detektiv per te reagu e parandaluar te keqen. Është obligim moral i gjithsecilit.

Shtet i dashur, nxjerri jashtë institucioneve njerëzit e sëmurë. Ata s’pari kane nevoje për trajtim dhe kurim , dhe jo për pune.

Nxënës te dashur, mos heshtni ! Reagoni , folni e bertitni kur vërdallë jush sillen mësues me mani e semundje te tilla.

Mos u turpnoni nga paturpësia e tyne?

Mos heshtni !

Mevlane Lika